Harduer

Lenovo prezanton laptopin ThinkPad Yoga 14

Oct 12 2014
0 Shpërndarje
Lenovo prezanton laptopin ThinkPad Yoga 14

lenovo-thinkpad-yoga-14Kompania teknologjike Lenovo ka prezantuar së fundmi laptopin e saj më të ri ThinkPad Yoga 14. Laptopi më i ri i Lenovo-s lejon përdoruesit të zgjedhin midis ekranit me prekje ose përdorimin si një laptop të zakonshëm nëpërmjet tastierës dhe mausit.

Laptopi ThinkPad Yoga 14, ka një ekran me madhësi 13 inç me rezolucion Full HD. ThinkPad Yoga 14 fuqizohet nga procesori Intel Core i5 Hasëell. Për sa u përket parametrave laptopi ka një RAM prej 8 GB, 16 GB hapësirë të brendshme solide dhe 1TB hapësirë të brendshme në hard drive. Për sa i përket lidhjes me internetin, ky laptop ofron USB 3.0, USB 2.0, HDMI .

Lenovo ThinkPad Yoga 14 është krijuar nga një aliazh magnezi dhe ka një dizajn interesant të tastierës, në të cilën butonat mund të tërhiqen mbrapa kur ekrani kthehet nga ana tjetër, për të mos penguar kur pajisja përdoret si tablet. Ky laptop është krijuar më shumë për t’u përdorur nga bizneset dhe kushton 1200 dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>