Biznes

Lenovo shet katër pajisje në sekondë

Nov 7 2013
0 Shpërndarje
Lenovo shet katër pajisje në sekondë

lenovo-earnings-05-23-13-03Për dallim nga Dell, që është duke pasur probleme me përmbysjet e veta në korporatë dhe për çështjet higjienike, biznesi i Lenovo-s është ende duke bërë bum.

Ndërmarrja shiti një rekord prej 29 milionë pajisje në tremujorin e kaluar dhe ka pasur një rritje dyshifrore në përfitime dhe të hyra, një nivel i rritjes që tashmë duket që është larguar nga tregu i shtagnuar i PC-ve dhe në diçka të jashtëligjshme.

Sidoqoftë, ajo që është duke ndodhur është ndryshiimi i frytshëm dhe i vazhdueshëm: shitjet e njësive të smartfonëve dhe tabletëve kanë tejkaluar ato të PC-ve gjatë verës dhe tani, kur kombinohen me TV-të e mençur, llogarisin 15 për qind të të hyrave të Lenovo-s – përballë tetë përqindëshit sa ishte një vit më parë dhe vetëm katër për qind para dy viteve.

Me tregtinë e rregullt të PC-ve ndërmarrja është po ashtu në formë të mirë, duke marrë afërsisht 18 për qind të tregut tradicionalë, që mbase është pak turp që ndërmarrja është parandaluar që të zgjerohet edhe më shpejt. (PC World Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>