Biznes

Lenovo shet më tepër smartfonë se sa PC

Aug 14 2014
0 Shpërndarje
Lenovo shet më tepër smartfonë se sa PC

CPrania në rritje e Lenovo-s në tregun e PC-ve dhe smartfonëve ka ndikuar në rritjen e fitimeve neto të kompanisë me 23 për qind gjatë tremujorit të dytë. Kompania raportoi gjatë të enjtes që fitimet e saj neto arritën vlerën prej 214 milionë dollarë, ndërsa të hyrat u rritën për 18 për qind vit për vit, në 10.4 miliardë dollarë.

Ndonëse njihet ndryshe si prodhues i PC-ve, Lenovo ka bërë disa përparime madhore në shitjen e pajisjeve mobile në tregun amë, në Kinë. Tani është prodhuesi më i madh i smartfonëve në vend, ku sipas kompanisë hulumtuese IDC, ka 12.5 për qind të këtij tregu.

Tremujori i dytë ishte hera e parë që numri i smartfonëve të shitur që janë prodhuar nga Lenovo tejkaluan numrin e PC-ve, me 15.8 milionë, siç raportoi kompania gjatë të enjtes. Pajisjet mobile të Lenovo-s ende nuk janë duke sjell para sa PC-të. Pothuajse gjysma e të hyrave të veta erdhën nga shitja e laptopëve, ndërsa divizioni mobil, që përfshin edhe tabletët, solli 15 për qind të të hyrave të përgjithshme gjatë tremujorit.

Biznesi i PC-ve i kompanisë në të kaluarën është ndihmuar nga prania e vet e lartë në tregun amë në Kinë. Por në tremujorin e dytë, Lenovo raportoi që pati rritje të shitjes së PC-ve edhe në Evropë, Lindje të Mesme dhe Afrikë. Nga këto tregje, të hyrat e kompanisë arritën në 2.8 miliardë dollarë, që është një rritje nga 1.9 miliardë sa ishin një vit më parë.

Lenovo, që për momentin radhitet si prodhuesi numër një i PC-ve në botë, është duke provuar që të zgjerohet në serverë dhe pajisje mobile. Më herët gjatë këtij viti, kompania lajmëroi që do të blinte Motorola Mobility-n e Google dhe biznesin e serverëve x86 të IBM-it. Lenovo është ende duke punuar me rregullatorë për t’u miratuar këto marrëveshje. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>