Harduer

Lenovo sjell smartfonin 5-inç Vibe X

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Lenovo sjell smartfonin 5-inç Vibe X

lenovoJava e panairit të teknologjisë në Berlin është e mbushur me lançime të reja. Një prej tyre është smartfoni i fundit nga Lenovo.

Kompania zbuloi të ashtuquajturin Vibe X, i cili ka ekran 5-inç (1,080p), duke e shtuar atë në listën e smartfonëve me ekran të madh. Vibe X ka procesor quad-core 1.5GHz, kamer të pasme 13-megapixel si dhe kamer të përparme prej 5-megapixel, 2 GB RAM si dhe 16 GB hapësirë kujtese.

Specifikimet janë mjaft të mira, edhe pse jo më të mirat që mund të gjenden në treg. Megjithatë, duke shtuar edhe përbërjen prej polikarbonati, e cila e bën smartfonin vetëm 6.9 mm të hollë dhe peshon rreth 113 gram, Vibe X shndërrohet në një smartfon të fuqishëm e të lehtë në botën e Android-it.

Në aspektin softuerik, ashtu si pjesa më e madhe e smartfonëve të këtij viti, operon me Android 4.2. Deri tani thuhet se Vibe X nuk do të shitet në Evropë apo në SHBA, megjithatë të shohim nëse këto fjalë janë të vërteta. Data e hedhjes në treg apo çmimi nuk janë bërë ende të ditura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>