Harduer

Lenovo synon të formojë një brend të ri të smartfonëve për të konkurruar me Xiaomi

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Lenovo synon të formojë një brend të ri të smartfonëve për të konkurruar me Xiaomi

lenovo-vibe-z2Samsung dhe Apple mund të jenë dy emrat më të mëdhenj për smartfonët në botën perëndimore, por në Kinë këtë epitet e mbajnë Lenovo dhe Xiaomi. Dy kompanitë janë në mesin e brendeve më të njohura në rajon, por Lenovo dëshiron më tepër: kjo kompani synon ta krijojë një kompani të re të smartfonëve për tregun kinez.

Derisa emri i ri i brendit nuk është zbuluar ende, Lenovo thotë që do të hap një biznes në kuadër të kompanisë së vet gjatë prillit të vitit 2015 dhe do të përqendrohet në aplikacionet e markës, angazhimin e konsumatorëve dhe shitjen e pajisjeve online, si Xiaomi,. Në fakt brendi kyç i kompanisë nuk është i tillë: telefonët nga Lenovo ende do të jenë në dispozicion përgjatë bartësve dhe shitësve me pakicë lokalë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>