Harduer

Lenovo tërheq nga tregu bateritë Thinkpad në SHBA, Kanada dhe Kinë

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Lenovo tërheq nga tregu bateritë Thinkpad në SHBA, Kanada dhe Kinë

469093331-520x245Lenovo ka filluar të tërheqë bateritë për laptopët e saj Thinkpad ngaqë paraqesin rrezik zjarri shkaktuar nga nxehtësia, sipas Komisioni për Sigurinë e Produkteve në SHBA, cituar nga ComputerWorld. Rreth 35,000 bateri në SHBA dhe 2,900 në Kanada të shitura me kompjuterët ThinkPad do të tërhiqen: Seritë Edge 11,13 dhe 14 si dhe Seritë T410, T420, T510 dhe W510 dhe Seritë X100e, X120e, X200, X201, dhe X201s. Asnjë dëm për përdoruesit nuk është raportuar, por Lenovo ka marrë dy raporte që tregojnë nxehtësinë e madhe të baterive duke rezultuar në dëme ndaj kompjuterëve dhe baterisë.

Një raport nga Xinhua thotë se Lenovo gjithashtu do të tërheqë edhe 117,732 bateri ThinPad nga Kina për seritë Edge 11, Edge 13, T410, X100e, X201 dhe X201s të prodhuara mes tetorit të vitit 2010 dhe prillit të 2011, sipas një qëndrimi të Autoritetit Administrimit të Përgjithshëm të Mbikëqyrjes së Cilësisë, Inspektimit dhe Izolimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>