Harduer

Lenovo ThinkPad P51 me procesor Xeon dhe grafika Quadro, i gatshëm për realitetin virtual

Feb 7 2017
0 Shpërndarje
Lenovo ThinkPad P71 është një prej laptopëve më të shpejtë të kompanisë i cili zotëron potencialin e duhur për paisjet e realitetit virtual të HTC Vive dhe Oculus Rift VR Lenovo ThinkPad P51 me procesor Xeon dhe grafika Quadro, i gatshëm për realitetin virtual Photo Source: Lenovo

Teknikisht kemi të bëjmë me një kompjuter pune për profesionistët të cilët duan të krijojnë përmbajtje VR, të editojnë filma apo të punojnë me aplikacione inxhinierike.

Laptopi peshon 3.4 kilogram, ekran 17 inç dhe fuqizohet nga procesori Intel Xeon E3-v6 me arkitekturën Kaby Lake.

Potenciali i tij mund të shtohet nëpërmjet kartave grafike si Quadro P5000M.

Laptopi del në shitje në Prill me çmim fillestar prej 1,849 dollar dhe mund të konfigurohet me ekran 4K.

64GB RAM DDR4 dhe 2 Terabajt memorje janë një luks që përdoruesit e këtij laptopi mund ta kenë. Laptopi karakterizohet nga porta USB 3.0, portë mini ekrani 1.2, HDMI 1.4 dhe porta gigabitëshe interneti.

Lenovo prezantoi edhe modelin ThinkPad P51 me ekran 15 inç por nuk është i gatshëm për realitetin virtual. Çmimi i tij fillon nga 1,399 dollar.

Së fundi është model ThinkPad P51s i cili ka procesorë të gjeneratës së 7-të, grafika Quadro dhe ekran 4K. Del në shitje në Mars për 1,049 dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>