Harduer

Lenovo Yoga 720, një laptop profesional me grafika diskrete GTX 1050

Feb 27 2017
0 Shpërndarje
Lenovo Yoga 720, një laptop profesional me grafika diskrete GTX 1050 Photo Source: Lenovo

Lenovo Yoga 720 është një laptop i cili respekton lojërat kompjuterike. Përdoruesit të cilët nuk duan një laptop “zyrtar” lojërash por kërkojnë më tepër fuqi grafike, Yoga 720 është zgjedhja e duhur falë grafikave GTX 1050.

Me modelin bazë që fillon nga 1,099 dollar, Yoga 720 ofron gjeneratën e 7-të Intel Kaby Lake dhe 16GB RAM DDR4. Në aspektin e memorjes së brendshme mund të keni një hardisk 1TB ose një SSD 512GB.

Ekrani 15.6 inç IPS ka një rezolucion 4K Ultra HD me rezolucion 3840×2160. Sipas Lenovo, bateria e Yoga 720 reziston për 8 orë në rezolucionin UHD dhe 9 orë në FHD (1920x1080p.)

Në konektivitet, Lenovo ruan trendin e portave USB 3.1 dhe Thunderbolt. Gjithashtu përmban një skaner të shenjave të gishtërinjve dhe mbështetje për lapsat Stylus. /PCWorld Albanian

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>