Harduer

Lenovo zbulon tabletin e ri ThinkPad 10

May 13 2014
0 Shpërndarje
Lenovo zbulon tabletin e ri ThinkPad 10

lenovo-thinkpad-10-tablet-hands-on1_2040.0_standard_640.0Që kur kompania Microsoft zbuloi vizionin e saj për një të ardhme që është e orientuar kryesisht në pajisje të ndjeshme në prekje që përdorin Windows, prodhuesit kanë ndërtuar dy lloje të mëdha të kompjuterëve të dizajnuar për sistemin operativ: laptopët hibridë dhe tabletët “do-it-all”. Lenovo është duke shpresuar që ta përsos alternativën e dytë me modelin 10 të ThinkPad-it.

Ky tablet është prej 10 inç që përshtatet në estetikën e ThinkPad-it – ka një fund të zi alumini dhe shqiptime të kuqe dhe mund të ju bëjë të mendoni që jeni duke i kryer punët tuaja edhe nëse jeni thjesht duke e shikuar një film. Por në fakt ai dallon shumë nga modelet paraprake, ndonëse përdor emrin e njëjtë ThinkPad: dy gjeneratat e kaluara të këtij tableti kanë ardhur dhe shkuar dhe ThinkPad 10 i bashkohet ThinkPad 8-shit që e ka madhësinë sa iPad mini.

ThinkPad 10 tani ka një paraqitje 1920 x 1080 IPS në vend të njësisë pa shkëlqim siç ishte në gjeneratën e kaluar dhe procesori i përditësuar i Lenovo-s i vendosur brenda çipit prej katër bërthamash Bay Trail nga Intel duhet të mbajë premtimin e ofrimit të një përvoje në tablet sikur në një kompjuter të vërtetë.

Ai ka në dispozicion edhe 4 GB RAM, 128GB disk dhe një laps dixhital. Tableti më nuk e ka një vend të brendshëm për lapsin, por Lenovo thotë që e ka bërë këtë lëvizje për të rritur diametrin e lapsit.

Natyrisht, përqendrimi këtu është sërish në transformimin e tabletit për raste të ndryshme përdorimi. Lenovo ofron pajisje të ndryshme shtesë, ku më kryesorja është “Tastiera Ultrabook” që kushton 129 dollarë. Vetë tableti duhet të jetë në dispozicion rreth muajit qershor, me një çmim fillestar prej 599 dollarë, që është një ulje e çmimit prej 80 $ në krahasim me modelin paraprak.

Ju me siguri mund të doni që ta përzgjidhni tastierën shtesë, kështu që kjo do ta bëjë çmimin e tabletit në 728 dollarë. Ende, nëse jeni të sigurt që ju duhet një tablet që mund të veprojë si kompjuter në vend se të veprojë si laptop, ju nuk keni shumë zgjedhje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>