Harduer

Lenovo zbulon tabletin super- të hollë dhe të lehtë dhe me çmim të ulët

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
Lenovo zbulon tabletin super- të hollë dhe të lehtë dhe me çmim të ulët

STableti më i ri nga Lenovo, Tab S8, është një pajisje prej 8 inç që është pothuajse aq i hollë sa iPad mini me paraqitjen Retina dhe tableti i ri Samsung Galaxy Tab S 8.4. Në veçanti, ai është 0.31 inç i trashë dhe peshon më pak se sa 300 gramë, duke e bërë atë më të lehtë se sa iPad dhe pothuajse aq të hollë sa Tab S.

Më e rëndësishmja është që ky tablet nga Lenovo është duke u shitur për 199 dollarë, që është rreth gjysma e çmimit në krahasim me alternativat nga Apple dhe Samsung.

Në fakt, ky tablet duket që punon shumë mirë dhe ka një jetëgjatësi të baterisë prej shtatë orësh, kamerë të përparme prej 8 megapiksellësh, ekran prej 1,920 x 1,200, 2GB RAM dhe një procesor katër-bërthamor Intel Atom – që është i pari i këtij lloji nga tabletët me Android që ofron Lenovo.

Sa i përket anës softuerike, ai përdor një version të ndryshuar të Android 4.4 KitKat, kështu që nuk do të merrni përditësime softuerike derisa të dalë Android L. Sipas të gjithave që u thanë më lart, duket një pajisje mjaft e mirë dhe që në fakt do të mund të jetë më e mirëpritur në treg për shkak të çmimit më të ulët se sa rivalët aktualë. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>