Harduer

Lenovo krijon një konzolë për lojëra

Aug 28 2010
0 Shpërndarje
Lenovo krijon një konzolë për lojëra

Sipas Wall Street Journal, konzola që do të paraqitet së shpejti në treg është pjesë e tentimeve të kompanisë për të zgjeruar biznesin në kategori të reja të produkteve siç janë PC-të e stilit tablet dhe celularët e mençur.

”Zëdhënësi i Lenovo Jay Chen ka konfirmuar se kompania ka formuar një kompani për konzola të lojërave të quajtur Beijing eedoo Technology që do të menaxhojë me zhvillimin e një konzole të argëtimit, të etiketuar si eBox” shkroi Loretta Chao e Wall Street Journal.

”Konzola ishte zhvilluar për herë parë nga vetë Lenovo, ku kompania kompletoi një ekip për të krijuar një prototip konzole, dhe më pas ta bëjë ndarjen e tij në një kompani të vetme që ndodhi në fillim të këtij muaji”.

Megjithëse detajet e konzolë së re mbesin të mangta, Chen ka bërë të ditur se prototipet eBox veçohen me teknologji të ndjeshme në lëvizje të ngjashme me teknologjinë e përdorur në platformën Kinect të Microsoft”.

Përveç kësaj, Chen theksoi se eBox do të lansohet në Kinë në fund të vitit 2010 para se të paraqitet në tregje tjera. Thuhet se 16 zhvillues lojërash kanë nënshkruar kontrata për t’iu ofruar atyre përmbajtje, dhe 30 tituj pa pagesë do të bashkohen me eBox. Në anën tjetër Xbox 360 nuk është momentalisht në shitje në Kinë, sepse është bllokuar nga qeveria për shkak të asaj se konzola mund të shkaktojë dëmtime fizike dhe mendore në zhvillimin e lojtarëve të rinj. Lenovo shpreson se tituj e përqendruar për tregun Kinez do të tejkalojnë shqetësimet.

Lajmet e fundit>