Harduer

Lenovo lanson dy laptop dhe një desktop të ri

Dec 9 2010
0 Shpërndarje
Lenovo lanson dy laptop dhe një desktop të ri

Të parët IdeaPad Y460p dhe Y5600 janë modele me 14, respektivisht 15.6 inç dhe që në kuadër të këtyre madhësive ofrojnë prezantim të pamjes në format 16:9, ndërsa në përkrahje të kësaj arrin mundësia për të zgjedhur procesor deri në Intel Core i7, HDD deri në 750GB dhe memorie deri në 8GB DDR3. Laptopët do të veçohen edhe me altoparlantë JBL dhe me Dolby Home Thater.

IdeaCenter K330 gjithashtu veçohet me një mundësi të zgjedhjes së fuqisë procesorike deri në Core i7, mundësisë për të zgjedhur deri në 16GB DDR3 SDRAM, dy hard disk të konfiguruar në RAIDo, dhe magazinim deri në 4TB, si dhe grafikë DirectX 11.

Ai gjithashtu ka opsione të shumta tjera shtesë, duke përfshirë lexues të integruar për DVD apo Blu-Ray, TV Tuner, dhe përkrahje për grafikë HD. IdeaPad do të ofrohet në treg qysh prej janarit të vitit 2011, me një çmim fillestar prej 849 dollarë, kurse IdeaCenter do të ketë një çmim fillestar prej 699 dollarë dhe do të ofrohet qysh prej fillimit të vitit 2011. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>