Harduer

Lenovo mendon për shtëpinë me tri oferta komplet të ndryshme

Aug 20 2009
0 Shpërndarje
Lenovo mendon për shtëpinë me tri oferta komplet të ndryshme

D400 është një përbindësh i vogël i përshtatshëm për të ruajtur dhe për të shpërndarë foto, muzikë dhe video nëpër shtëpinë tuaj. Mos u ç’ekuilibroni nga pamja; D400 nuk është pikërisht një kampion performance me një procesor Intel Atom 230 1.6GHz që me vështirësi mban netbook-un tuaj dhe 1GB memorie, pasi do ta ketë pak të vështirë të qarkullojë përmbajtjen deri në 8TB të disqeve që mund të instalohen, të paktën në pamje të parë.

Oferta tjetër është teatri i shtëpisë Q700. Me procesor Intel Dual-Core Pentium, maksimum prej 4GB RAM dhe 2TB për hard diskun, ai përfshin Wi-Fi të integruar, ethernet gigabitësh dhe një dalje HDMI për TV. Dy ofertat e mësipërme kanë një të përbashkët; çmimin prej $499.

Nettopët Q100 dhe Q110 janë e reja e fundit e Lenovos në këtë fushë. Me të njejtin procesor Intel Atom 230, i pari pajiset me 1GB RAM çka dyfishohet në 2GB për Q110. Madhësia e ruajtjes gjithashtu ndrushon nga 160 GB për Q100 në 250GB për Q110 por të dy janë të pajisur me Wi-Fi  dhe punojnë me Windows XP Home apo Vista Home Premium. Cmimet fillojnë nga $229.

Lajmet e fundit>