Lajmet

Lenovo në hap me modën: Linjë e re ThinkPad Edge

Jan 11 2010
0 Shpërndarje
Lenovo në hap me modën: Linjë e re ThinkPad Edge

Siç duket seria e përpunuar për të shkëlqyer SL Series ishte vetëm fillimi, sepse Lenovo ka treguar se ka ende imagjinatë punimi për makinat e biznesit që i ka trashëguar nga IBM. Të martën, kompania zyrtarisht hoqi perdet nga një linjë e plotë e re e ThinkPad-ve, duke përfshirë edhe dy modele të reja të ridizajnuara për mrekulli, që shumë pak ngjasojnë me paraardhësit e tyre.

ThinkPad Edge aktualisht do të përbëhet nga seria e vetë e ThinkPad-ve me më shumë “skaje”, ngjashëm sikurse SL Series. Laptopët e kanë një përpunim të veçantë rreth e përqark nga metali me ngjyrë të hirtë, ndërsa pjesa  e sipërme dhe e poshtme kanë një mbulesë të butë në të kuqe apo në të zezë. Në enterier, ende gjendet trackpad-i simbolik (pulla e kuqe) e Lenovo-s, por tastiera e ThinkPad-it në fakt ka ndryshuar dhe është punuar me më shumë kujdes.

Lenovo ka deklaruar se tani laptopi do të duhej të sjellë 7.8 orë pune në një mbushje të vetme të baterisë, dhe tërë këtë falë procesorit Intel CULV. Çmimi fillestar 899 dollarë.

Në ndërkohë në anën tjetër ThinkPad x100e, do t’i bashkohet serisë së laptopëve ultra të hollë X-Series, si një prej më të lirëve të kësaj serie, me vetëm 449 dollarë. Megjithëse çmimi mund ta vendos në linjë me konkurrentët miniatural ,një ekran 11.6 inç, tastiera e plotë dhe procesorët Athlon Neo (me opsione edhe për dual-core), do të ndajnë atë prej tyre.

Lajmet e fundit>