Lajmet

Lentet me recetë për Google Glass pritet të vijnë në janar 2014

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
Lentet me recetë për Google Glass pritet të vijnë në janar 2014

Megjithëse ka njerëz që janë skeptikë, Google Glass vazhdon të bëjë përmirësime që mund ta bënin atë si një pajisje që tërheq mjaft vëmendje kur pritet të lëshohet zyrtarisht vitin e ardhshëm.

Përmirësimi i fundit është nga ndërmarrja me bazë në Nju Jork Rochester Optical, që premton të lëshojë një shtojcë për lentet me recetë për pajisjen në fillim të vitit 2014.

Rochester Optical lajmëroi gjatë të enjtes që Tim Moore, që është njëri nga të hershmit në Hulumtuesit e Syzeve, do t’i bashkohet projektit për lente (okularë) me recetë. “Ne do të jemi gati të fillojmë të shesim këto për publikun, më së fundi, në janar,” tha Moore për Mashable.

Lentet me recetë të gatshëm për Google Glass sipas Moore do të jenë me çmim të njëjtë si okularët me recetë standarde.

Konsumatorët do të jenë në gjendje që të vizitojnë një uebfaqe ku ata mund të zgjedhin një ngjyrë që përkon me pajisjen e tyre dhe të shkruajnë informacionin sipas diagnozës së tyre. Okularët më pas do të dërgohen tek ata brenda dy ditëve të punës.

Derisa lëshimi në vitin 2014 i Rochester Optical mund të arrijë kur planifikon Google të bëjë lëshimin, Moore sqaroi që Google nuk përfshihet në projekt.

Me një histori prej 80 vitesh për zhvillim të syzeve, kjo zhytje e Rochester Optical në të ardhmen e pajisjeve për syrin ofron një indikacion tjetër dhe personat e vendosur më në fund janë duke e marrë seriozisht teknologjinë që mund të vishet.

Pyetja e vetme tani është nëse konsumatorët e rrjedhës qendrore janë gati që të fillojnë përdorimin e këtyre pajisjeve që mund të vishen. (PCWorld Albanian)

gglglss

Lajmet e fundit>