Siguri

Lëshimet e para të sigurisë në iPad

Jun 10 2010
0 Shpërndarje
Lëshimet e para të sigurisë në iPad

“FBI është në dijeni për këto thyerje kompjuterike dhe ka filluar me hetimet” tha Katherine Schweit, zëdhënëse e FBI. Ajo u shpreh se FBI ka hapur hetimet gjatë të enjtes por nuk do të komentojë rreth asaj se çfarë është duke ndodhur. “Hetimet janë ende në fazat e hershme” tha ajo.

AT&T, ofrues i vetëm i shërbimeve pa tela në SHBA për tabletët e Apple, ka bërë të ditur të mërkurën se një lëshim sigurie në faqen e saj ka mundësuar që e-mail adresat e përdoruesve të iPad të ekspozohen.

Një grup i vogël i ekspertëve të kompjuterëve që quan vetën Goatse Security tha se ka zbuluar lëshimin, duke theksuar se ishte në gjendje të gjejë e-mail adresat në ueb faqen e AT&T duke supozuar numrat që identifikojnë iPad-ët e lidhur në rrjetin mobil të AT&T. Grupi ka thënë se kanë zbuluar 114.000 email adresa, duke përfshirë edhe ato të zyrtarëve të kompanive të njohura, zyrtarëve politik dhe të atyre ushtarak.

Një anëtarë i grupit ka thënë se nuk ka diçka ilegale që ata kanë bërë, kështu që sipas tyre nuk është e kuptueshme ajo çfarë është duke ndodhur. AT&T ka hedhur poshtë mundësinë për të komentuar diçka në lidhje me hetimet.

Ky operatorë vetëm ka konfirmuar se ka arnuar lëshimin e sigurisë gjatë të enjtes, e në anën tjetër as Apple nuk ka qenë i gatshëm për ndonjë koment.

Lajmet e fundit>