Siguri

Lëshimet e sigurisë në ATM, mund të sjellin “jackpot” për hakerë

Jun 25 2010
0 Shpërndarje
Lëshimet e sigurisë në ATM, mund të sjellin “jackpot” për hakerë

Barnaby Jack, udhëheqës i hulumtimit të bazuar në Seattle, nga kompania e sigurisë IOActive Labs, do të demonstrojë metoda për “jackpot” në ATM në konferencën e sigurisë Black Hat në Las Vegas, që fillon me 28 korrik.

“ATM-të nuk janë të sigrtë sa do të duhej të ishin” tha Jeff Moss, themelues i konferencës Black Hat dhe anëtarë i Këshillit të Sigurisë për Sigurinë e Vendit të Presidentit Obama. “Barnaby ka një numër të sulmeve të ndryshme, të cilat si rezultat sjellin të holla”.

Jack ka hedhur poshtë mundësinë për të diskutuar këto teknika para konferencës. Prodhuesit më të mëdhenj në botë të ATM-ve, janë Diebold dhe NCR, dhe për sa i përket komenteve nga përfaqësues të këtyre kompanive, deri më tani asnjë nuk është bërë.

Bankat në anën tjetër janë ato që po shqetësohen rreth fjalimit të tij, duke u frikësuar se hakerët do të dëshirojnë të adoptojnë metodat e tij. Por Moss tha se paraqitja e detajeve para publikut do të ngris vëmendjen rreth operatorëve të ATM-ve dhe do tu bëjë atyre me dije që të shtrëngojnë sigurinë.

Një sulm potencial është përmes porteve të komunikimit që nganjëherë mund të qaset nga jasht ATM-së. “Ju duhet tu tregoni të gjithve se ka rrugë për të thyer këto makina, kështu që ata do të shkojnë dhe do të përditësojnë makinat e tyre”.

Lajmet e fundit>