Harduer

Lëshohen pamjet dhe informacionet për pajisjen Moto X

Jul 22 2013
0 Shpërndarje
Lëshohen pamjet dhe informacionet për pajisjen Moto X

Motorola ka dërguar ftesa për ngjarjen për shtyp për Moto X që është planifikuar të jetë më 1 gusht.

Është mjaft e qartë që ndërmarrja që posedohet nga Google do të lëshojë Moto X. Nëse të gjitha fotografitë e lëshuara nuk ju kënaqin, është një tjetër lëshim që na tregon pamjet e para për shtypë për të famshmin Moto X. Fotografitë për shtyp të Moto X u përhapën nga askush tjetër përveç @evLeaks dhe The Unlockr.

Në të kaluarën, kemi parë një video që paraqet disa tipare të Moto X. Ajo që është interesante të thuhet është që stafi i portalit The Verge u informua për këto tipare të Moto X. Pritet që pajisja të ketë një ekran prej 4.7 inç, procesor dy bërthamor 1.7GHz, 2 GB RAM dhe një mbështjellës Kevlar.

Në anën softuerike, pritet që pajisja do të ketë Android 4.2.2 Jelly Bean, sepse versioni i fundit i Android 4.3 pritet të lëshohet në ngjarjen e javës së ardhshme.

Disa veçori të ngjashme janë lëshuar nga @evLeaks. Dhe jo vetëm kaq. AndroidPolice ka cicëruar po ashtu një fotografi që paraqet benchmarkët e AnTuTu-së. (PCWorld Albanian)

Motorola

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>