Lajmet

Lëshohet aplikacioni i ri i përmirësuar Gmail për Android

May 20 2014
0 Shpërndarje
Lëshohet aplikacioni i ri i përmirësuar Gmail për Android

New-Gmail-app-gets-improved-UI-enables-Google-Drive-saving-and-shows-spam-explanations-300x153Google ka lëshuar aplikacionin e përditësuar Gmail për Android me disa veçori dhe ndryshime madhore në ndërfaqen e përdoruesit. Aplikacioni i ri tani do t’iu mundësojë përdoruesve që të ruajnë ngarkesat drejtpërdrejt në Google Drive.

Më parë, ngarkesat në e-mail mund të shikoheshin ose të ruheshin vetëm në ngarkesën e pajisjes. Kjo do t’iu mundësojë përdoruesve që të ruajnë hapësirë në disk dhe do t’ia mundësojë kompanisë Google që të rris përdorimin e shërbimit të vet për ngarkesë në cloud.

Aplikacioni i përditësuar për e-mail do të ketë edhe disa shpjegime për përdoruesit, duke treguar se përse një e-mail është kategorizuar si spam. Ndryshimet në ndërfaqen e përdoruesit përmirësuan mbështetjen e shkrimit nga e djathta në të majtë (RTL) për gjuhën hebraike, arabe, persiane dhe gjuhët e tjera. E tërë ndërfaqja tani mund të ndryshohet duke i vendosur fotografitë e profilit në anën e djathtë në vend se të jenë majtas.

Menuja anësore e navigimit tani mund të qaset duke tërhequr gishtin nga ana e majtë teksa mund të jeni duke e lexuar një e-mail ose duke shfletuar lista. Ata që përdorin opsionin RTL do të kenë nevojë që ta bëjnë tërheqjen nga ana e djathtë. Opsionet si Settings, Feedback dhe Help janë vendosur në shiritin anësor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>