Lajmet

Lëshohet iOS 8.1 së bashku me Apple Pay

Oct 21 2014
0 Shpërndarje
Lëshohet iOS 8.1 së bashku me Apple Pay

ios-8-1-logo-mainAshtu siç Apple premtoi, u lançua versioni iOS 8.1 i shoqëruar nga Apple Pay. Apple Pay mund të përdoret nga gjithë përdoruesit e iPhone 6 dhe 6 Plus, iPad Air 2 dhe iPad mini 3.

Ata mund të paguajnë përmes disa aplikacioneve të veçanta që vijnë së bashku me Apple Pay dhe do konfirmojnë identitetin e tyre me shenjën e gishtave.

Ndërsa përdoruesit e iPhone-ve gjithashtu do të përdorin smartfonët e tyre në ato që quhen “card readers” për të paguar në sajë të një ndërthurje të Touch ID dhe NFC. Apple Pay ka akses dhe në Passbook ku ju mund të ruani karta debiti apo krediti.

Apple Pay është e disponueshme që dje në Shtetet e Bashkuara dhe pritet që vitin që vjen të shpërndahet dhe në shtete të tjera. Këtë sistem pagesash e kanë mbështetur më shumë se 220.000 dyqane ku përfshihen Nike, Mc Donalds, Office Depot etj. Këtyre do tu bashkohen dhe Airbnb, Uber dhe Groupon.

Ndërkohë iOS 8.1 vjen me disa veçori të reja. Tashmë ky version përfshin opsionin “Continuity” që lejon iPad-ët dhe iPhone-t të bashkëveprojnë me iMac. Përdoruesit mund të dërgojnë mesazhe nga një Mac drejt një iPhoni apo iPadi dhe anasjelltas. Kësaj here i është shtuar dhe hotspot ndërmjet iPad, iMac dhe iPhone. Përveç këtyre iOS 8.1 sjell një memorie iCloud të përmirësuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>