Lajmet

Lëshohet LibreOffice 4.1 me mbështetje të përmirësuar me Microsoft Office

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Lëshohet LibreOffice 4.1 me mbështetje të përmirësuar me Microsoft Office

LibreOffice 4.1 që sjell një shirit anësor të ri testues, është lëshuar zyrtarisht. Përditësimi po ashtu përmban një numër të madh të përmirësimeve në aspektin e përshtatjes së dokumentit.

Këto përmirësime janë synuar që ta bëjnë shpërndarjen e dokumenteve me ata që i përdorin platformat e tjera Office, më së tepërmi Microsoft Office, më të mirë duke “rimarrë ndërfaqe origjinale dhe përmbajtjet”.

Veçoritë e tjera dhe ndryshimet janë:

Vendosja e ngulitur (embedded) në dokumentet Writer, Calc dhe Impress

Importimi i “Albumeve me Fotografi” (Impress)

Rotacioni i fotografisë në hapat 90 shkallë (Writer)

Lloji i shtuar Stepped Lines në grafikët Scatter

Trajtim i përmirësuar i komentimit me shënime

Veçoria testuese me shirit anësor

3000 arnime të vrimave

Ky lëshim vjen saktësisht një javë pas lëshimit të versionit përfundimtar të serisë 3.6.x.

LibreOffice 4.1 është në dispozicion si shkarkim pa pagesë për Linux, Windows dhe Mac OS X. (PCWorld Albanian)

Libreoffice

Lajmet e fundit>