Blog

Lëshohet me sukses raketa hapësinore e “Space X”

Feb 7 2018
0 Shpërndarje
Versioni i fundit i aplikacionit My Vodafone ka sjellë risi të shumta në vazhdën e përmirësimit të eksperiencës së klientit në raport me shërbimet që Vodafone ofron Lëshohet me sukses raketa hapësinore e “Space X”

“Space X” e bëri përsëri. Kompania avangarde e sipërmarrësit miliarder amerikan Elon Musk arriti të papriturën me lëshimin e suksesshëm të raketës së saj të re, Falcon Heavy nga qendra hapësinore Kennedy e Floridës.

Gjiganti i qiellit, më i fuqishmi që prej sistemit “Shuttle”, u ngrit pa asnjë incident mbi oqeanin Atlantik. Për mediat e huaja, ishte një lëshim perfekt. Raketa më e madhe aktualisht që ngrihet nga Florida u nis drejt hapësirës me në bord makinën e Muskut, një “Tesla Roadster” të kuqe, një manekin të veshur me kostum hapësinor e të lidhur me rrip në vendin e parë dhe muzikën “Life on Mars” të David Bowie.

Rreziku për fluturimin e rrallë nuk ishte i vogël. Vetë “Space X” e kishte pranuar përpara lëshimit se sfidat e hasura gjatë krijimit të raketës së re nuk lejonin që shanset e suksesit në ngritje të ishin më shumë se 50 me 50.

Njerëzit erdhën nga i gjithë globi për të parë ose një nisje spektakolare rakete ose, një spektakël të vërtetë fishekzjarrësh.

“Në mendje më vinte vetëm imazhi i një shpërthimi gjigant në platformë”, tha vetë Musk për gazetarët, por fatmirësisht, kjo nuk ndodhi. Me këtë lloj debutimi, “Falcon Heavy” kthehet në mjetin më të aftë për lëshim në dispozicion sot për sot.

Ajo është projektuar të dërgojë në orbitën e ulët të Tokës një ngarkesë maksimale prej 64 tonësh – ekuivalenti i vendosjes së pesë autobusëve dykatësh londinezë në hapësirë.

Një performancë e tillë është pak më shumë se ajo e raketës tjetër më të fuqishme në botë, “Delta IV Heavy”, por sipas Musk, me një të tretën e kostos.

Përmes një postimi në “Twitter”, presidenti Donadl Trump e uroi “Space X” për këtë lëshim duke e cilësuar si një moment që tregon edhe një herë gjenialitetin amerikan. /Top Channel

Lajmet e fundit>