Lajmet

Lëshohet Twitter për Windows 8

Mar 15 2013
0 Shpërndarje
Lëshohet Twitter për Windows 8

Rrjeti Twitter ka lëshuar një aplikacion për Windows 8, me disa veçori të dizajnuara posaçërisht për sistemin e ri operativ nga ndërmarrja Microsoft.

Ndërmarrja tha që aplikacioni përmban dy forma për Windows për kërkim dhe cicërim në Twitter. Veçoria për kërkim është e ngjashme me aplikacionet ekzistuese për rrjetin Twitter, duke iu mundësuar përdoruesve që të gjejnë llogari të posaçme, ose të filtrojnë në bazë të etiketës, ndërsa tjera mundëson që të bëhen postime duke përdorur fotografi ose tekste nga një aplikacion i ndarë.

Format për Windows 8 dhe Windows RT paraqiten si ikona në një shirit të menusë që mund të thirret në anën e djathtë të ekranit.

Ato ofrojnë veçori që lidhin aplikacionet tashmë të lëshuara me sistemin ose aplikacionet e tjera, si kërkimi ose shpërndarja e të dhënave, e po ashtu edhe qasja në veçoritë e sistemit si opsionet.

Aplikacioni i ri për rrjetin Twitter funksionon po ashtu me sistemin për njoftime në Windows 8, duke ofruar përditësime që hapen në furnizuesit me cicërima për përdoruesit kur të përdorin aplikacione të ndara, e po ashtu edhe “Tjegulla” të drejtpërdrejta për ekranin fillues që i paraqet cicërimat e fundit.

Facebook shton zërin dhe videon në aplikacionin iOS

Ndërmarrja ka hapur një faqe për produktin të përkushtuar për aplikacionin e ri dhe përshrkaun veçoritë në një postim në blog. (PC World Albanian)

Twitter Windows 8

Lajmet e fundit>