Softuer

Lëshohet versioni testues i Ubuntu 12.04

Mar 4 2012
0 Shpërndarje
Lëshohet versioni testues i Ubuntu 12.04

“12.04 vazhdon traditën krenare të ndërlidhjes së teknologjive më të fundit dhe më të shkëlqyera me burim të hapur në një lloj të Linuxit të cilësisë së lartë, të lehtë për t’u përdorur,” raporton skuadra e Ubuntus në një blog.

“Skuadra ka qenë e përkushtuar në punë përgjatë këtij qarku, duke paraqitur veçoritë e reja dhe duke arnuar vrima.”

Disa nga veçoritë e listuara në Ubuntu përfshijnë një përditësim të LibreOffice (3.5 beta 2) dhe një ndryshim të Rhythmbox i cili është lëshues i parazgjedhur për audio. Përdoruesit gjithashtu kanë qasje në një HUD të ri që ofron një meny të ndikueshme në përmbajtje dhe ndërfaqe të kërkimit për aplikacionet për Unity. Rregullimet e Unity tani mund të konfigurohen nga paneli System Settings dhe mbështetja Nautilus është shtuar tek lëshuesi Unity.

Versioni i ri Ubuntu ofron gjithashtu mbështetje të përmirësuar për pajisjet ClickPad. Tani kur një buton shtypet në sipërfaqet e ndjeshme për prekje, një gisht i dytë mund të përdoret për të zhvendosur kursorin. Ubuntu Core i Canonical është përditësuar gjithashatu për të përfshirë fotografitë ARM hard float (armhf). Zhvilluesit tani mund të përdorin Ubuntu Core si bazë për demonstrime të aplikacioneve të tyre, ambiente të shtrënguara për paraqitje, pakot për mbështetje për pajisje dhe qëllime të tjera.

Për të mësuar më tepër për Ubuntu 12.04 LTS Beta 1, shkoni këtu. Udhëzimet për të kaluar nga versioni 11.10 në 12.04 Beta 1, shkoni këtu, ose përndryshe fotografitë mund të shkarkohen nga kjo lidhje./pcworldalbanian

Tags >

ubuntu
Lajmet e fundit>