Lajmet

Letër virtuale për Facebook, nga një shqiptar

Nov 11 2014
0 Shpërndarje
Letër virtuale për Facebook, nga një shqiptar

Shqiptar_PCWA

“Ditën e djeshme pashë në rrjetin social Facebook postime të shumta nga përdoruesit ku në thelb të tyre qëndronte një “emoticon”(karaktere që përcaktojnë shprehje të fytyrës) me emërtimin “Jam Shqiptar”.

Të them të vërtetën, kjo na bëri krenar të gjithëve. Por asnjërit prej nesh nuk i shkoi në mendje se ti Facebook do e bëje këtë gjë për shqiptarët sa të vendosje një “buzëqeshje” në rrjetin social që simbolizon krenarinë e të qenurit Shqiptar. Mbase ti Facebook e ke parë ndeshjen e Beogradit dhe shumë “ndeshje” të tjera, të cilat rezultuan në një padrejtësi ndaj nesh. Mbase ti Facebook ke “lexuar” edhe pjesë nga historia jonë. Për një moment u ndjemë vetëm me gjithë padrejtësitë që na bëhen pambarimisht. Por ti Facebook me mbi 1 miliard përdorues na tregove se nuk jeni vetëm.

Ne shpërthyem në gëzim ndaj këtij gjesti tëndin Facebook, ndërsa ata mjeshtrit e padrejtësive të akuzuan sepse duan të dine shpjegimin e të cilit e quajnë gabim gjuhësor. Në fund të fundit,ti Facebook vure në fytyrat virtuale të shqiptarëve një buzëqeshje plot krenari që jemi shqiptar, dhe jemi të bindur se kjo buzëqeshje nuk i ka munguar asnjëherë shqiptarëve dhe Shqipërisë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>