Lajmet

Lexoni dhe ndryshoni PDF-të falas

Jan 26 2012
0 Shpërndarje
Lexoni dhe ndryshoni PDF-të falas

BabyPDF është një aplikacion për desktop i përshtatshëm për kompjuterët që e kanë sistemin operativ Windows. Aplikacioni është një shkarkim prej 11MB dhe instalohet në çast. Ju mund ta përdorni atë për të lexuar skedarët e formatit PDF me mundësitë e zakonshme të leximit si rrotullim dhe zmadhim. Por ju keni gjithashtu mundësi që t’i përdorni këto vegla për të ndryshuar skedarët e formatit PDF duke zgjedhur një pjesë nga faqja e skedarit dhe të përdorni veglat nga grupi i gjerë i veglave të gatshme për ndryshim. Këtu përfshihet stilolapsi, veglat për vizatim, shtim të teksteve, etj. Ju mund t’i ruani ndaras skedarët e ndryshuar; faqet e ndryshuara do të kenë një shenjë në këndin e poshtëm të majtë.

Veçoritë:

Një aplikacion i mirë për desktop.

I përshtatshëm për kompjuterët që e përdorin sistemin Windows.

Ju mundëson lexim të skedarëve të formatit PDF.

Ju mundëson ndryshim të skedarëve të formatit PDF.

Ofron vegla të ndryshme për të ndryshuar skedarët e formatit PDF.

Vegla të ngjashme me të janë: PDFVue, PDFescape dhe PDFHammer./pcworldalbanian

Tags >

PDF
Lajmet e fundit>