Lajmet

Lexoni uebfaqet në gjuhët të cilat nuk i njihni me ndihmën e një shtojce të re

Oct 16 2014
0 Shpërndarje
Lexoni uebfaqet në gjuhët të cilat nuk i njihni me ndihmën e një shtojce të re

google_translateGoogle gjatë të mërkurës paraqiti një shtojcë të re për Chrome që do të ju ndihmojë kur shkoni tek një faqe e cila e ka përmbajtjen në një gjuhë të cilën nuk e njihni.

Shtojca e re Google Translate Chrome ju ndihmon që ta hijezoni vetëm tekstin që dëshironi ta përktheni.

Vetëm zgjidheni tekstin dhe ose klikoni ikonën Translate ose klikoni me të djathtën në tekstin e përzgjedhur dhe zgjidhni “GoogleTranslate”. Nëse klikoni në butonin translate në këndin e sipërm djathtas të Chrome, shtojca do ta përkthejë tërë faqen. Shtojca GoogleTranslate për Chrome është në dispozicion që tani në dyqanin e aplikacioneve për Chrome. (PCWorldAlbanian)

Lajmet e fundit>