Analiza

Lexuesit e lajmeve janë më pak të angazhuar kur vijnë nga shpërndarjet në Facebook

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
Lexuesit e lajmeve janë më pak të angazhuar kur vijnë nga shpërndarjet në Facebook

2014-03-13T040639Z_1_CBREA2C0BFK00_RTROPTP_2_USASipas një studimi nga Qendra e Hulumtimit Pew, të lëshuar gjatë ditës së hënë, lexuesit e disa nga top faqet e lajmeve të SHBA-së janë më të angazhuar kur ata shkojnë drejtpërdrejt nga uebfaqja në krahasim kur shkojnë nga faqja Facebook. Hulumtimi gjeti që disa përdorues që shkojnë drejtpërdrejt tek një faqe e lajmeve kalojnë tri herë kohë më tepër për vizitë, ose mesatarisht pesë minuta.

Ata që i gjejnë lajmet duke kërkuar ose nëpërmjet rrjetit Facebook i kalojnë rreth dy minuta. Vizitorët e drejtpërdrejtë i shohin po ashtu rreth pesë minuta faqet gjatë muajit sa ata që vijnë nga Facebook-u ose nëpërmjet makinave të kërkimit si Google.

Studimi ka arritur në këto përfundime sepse organizatat e lajmeve janë duke u mbështetur në rrjetet sociale për të shpërndarë përmbajtjen e tyre për të arritur posaçërisht tek moshat e reja. Dhe ende, hulumtimi tregon që ata lexues që vijnë tek një artikull ose video përgjatë Facebook-ut janë më të vegjël dhe më të paqëndrueshëm në besnikërinë e tyre.

Studimi nga Pew, i kryer në bashkëpunim me Fondacionin John S. dhe James L. Knight, analizoi trafikun e internetit nga kompania e matjeve online comScore tek 26 nga faqet më të popullarizuara të lajmeve gjatë prillit, majit dhe qershorit të vitit 2013. Ata i përfshin lajmet e poseduara nga Yahoo, Huffington Post të AOL-it, Fox News të Twenty-First Century, New York Times, BuzzFeed dhe BBC.

Raporti shikoi në tri mënyra se si vijnë njerëzit tek artikujt e lajmeve: drejtpërdrejt, nëpërmjet rrjetit Facebook dhe nëpërmjet kërkimit. Studimi analizoi leximin online të 1 milion njerëzve të cilët përdorin kompjuterët desktop ose laptop. Të dhënat nga një grup më i vogël i lexuesve në smartfonë dhe pajisje mobile sugjeruan një mostër të ngjashme, thanë autorët.

“Kthimi i mediave sociale ose kërkuesve në lexues të përkushtuar është e vështirë të bëhet,” shkruajnë autorët në raport. “Edhe faqet si BuzzFeed dhe npr.org e Radios Publike Kombëtare, që ka një nivel jashtëzakonisht të lartë të trafikut nga Facebook-u, ka parë një angazhim më të madh nga ata që kanë ardhur drejtpërdrejt.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>