Lajmet

LG braktis sistemin operativ Android Wear. Lançon orën e parë inteligjente bazuar në platformën WebOS

Feb 28 2015
0 Shpërndarje
LG braktis sistemin operativ Android Wear. Lançon orën e parë inteligjente bazuar në platformën WebOS

lg-watch-urbane-lte-001WebOS, sistemi operativ për smartfonë i zhvilluar nga Palm, po rikthehet sërisht në treg falë LG-së dhe orës së saj inteligjente. Ditën e enjte kompania LG na zbuloi për herë të parë versionin LG Watch Urbane LTE, orën inteligjente e cila përdor sistemin operativ të vet kompanisë WebOS. Pra ky produkt nuk përdor sistemin operativ tradicional të Google, Android Wear por në vend të kësaj përdor atë që kompania koreane e quan LG Wearable Platform.

Kjo platform është e bazuar në sistemin operativ WebOS, sipas një burimi familjar me çështjen. Bëhet fjalë për të njëjtën platform që përdoret dhe në linjën e televizorëve të zgjuar të kompanisë. Përdorimi i WebOS, të cilin LG e bleu nga kompania HP në vitin 2013, zbulon se LG ka në mendje plane tepër ambicioz për të ardhmen e sistemit të saj operativ. WebOS, ashtu si Tizen i Samsung, mund të jetë një mënyrë të cilën LG do ta përdorë për të qënë e pavaruar nga Google dhe sistemit operativ Android.

WebOS u zhvillua nga ekipi Palm Pilot në kompaninë Palm. Si fillim ai u cilësua si një sistem operativ modest por korri sukses në tregje të ndryshme. Në vitin 2010, Palm ja shiti kompaninë pikërisht Hewlett Packard për 1.2 miliard dollar. Vetëm pas një viti WebOS u kthye në një platform ‘open source’. Më pas në vitin 2013 kjo kompani u ble nga LG. Por duket se gjërat ndryshuan dhe WebOS mund të bënte shumë më shumë se kaq.

Edhe pse po aplikon këtë sistem operativ, LG nuk po kërkon të shkëpusë plotësisht marrëdhëniet me Google. Më herët gjatë këtij muaji, kompania lancoi një version të orës inteligjente LG Watch Urbane 4G që përdor sistem operativ Android Wear. Akoma nuk është e qartë se ky qëndron ndryshimi mes LG Wearable Platform dhe Android Wear nga kendvështrimi i një përdoruesi. Ka të ngjarë që LG të vazhdojë të mbështesë të dy sistemet operativ, duke mbajtur marrdhënie të mira me Google dhe duke i ofruar konsumatorëve një alternativë të re që përmbush nevojat e tyre.

LG Watch Urbane LTE është ora inteligjente e katërt e lançuar nga LG. Ashtu si Urbane dhe G Watch R, Urbane LTE ka një ekran plastik të lehtë 1.3 inç, i cili i përshtatet gjithmonë kushteve të ndriçimit të ambjentit. Kjo orë inteligjente përdor një proçesor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 400 dhe ofron 4GB memorie. Me anë të lidhjes së pavarur LTE kjo orë mund të përdoret për të marrë dhe dërguar telefonata dhe mesazhe. Urbane LTE 4G fuqizohet nga një bateri me kapacitet 700mAh e cila ofron ditë të tëra kohëzgjatje. Ajo përfshin dhe një çip i cili e bën orën të përdorshme dhe në aksesimin e pagesave NFC. Në pjesët anësore ajo ka tre butona. Urbane LTE vjen vetëm në versionin e ngjyrës së argjendtë. Si Urbane dhe Urbane LTE do të debutojnë në Kongresin Mobil Botëror i cili do të mbahet pas pak ditësh në Barcelonë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>