Analiza

LG dhe Google do të bashkëpunojnë për projektin Tango

Jun 28 2014
0 Shpërndarje
LG dhe Google do të bashkëpunojnë për projektin Tango

gsmarena_001 (4)Me sa duket kompania LG ka vendosur t`i “bashkohet” Google nëpërmjet një partneriteti në nismën e projektit “Tango”. Ky bashkëpunim synon që të realizojë një produkt, i cili do të jetë i gatshëm për tu hedhur në treg vitin e ardhshëm.

Google ka angazhuar programuesit e saj që të merren me zhvillimin e disa aplikacioneve, të cilat do të jenë pjesë e pajisjes Tango. Këto aplikacione do të shfrytëzojnë kamera dhe sensorë të ndryshëm që të realizojnë një projektim sa më të saktë tre dimensional të ambientit rrethues.

Tango do të jetë një revolucion në shkencat ekzakte të arkitekturës dhe inxhinierisë së ndërtimit. Këto dy kompani akoma nuk e kanë vendosur nëse pajisja do të jetë në formën e një smartfoni apo tableti. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleLG
Lajmet e fundit>