Harduer

LG dhe Samsung përdorin gurë të çmuar në produktet e tyre

Sep 2 2014
0 Shpërndarje
LG dhe Samsung përdorin gurë të çmuar në produktet e tyre

S_OLED_TV_1.0.0_standard_800.0Televizorët e lakuar tashmë kanë marrë kritika pasi thuhet se janë të tepërt për nevojat e njeriut, por duket se LG i pëlqen të vazhdojë të ndjekë këtë “absurditet”. Së fundmi LG ka mbuluar një OLED TV me gurë Swarovski. Ky model, i cili LG i pëlqen ta quajë “luksoz” dhe “mjaft i mrekullueshëm” do të jetë pjesë e shfaqjes IFA në Berlin këtë javë.

Përdorimi i gurëve të çmuar në pajisjet teknologjike është një praktikë që është përdorur shumë nga kompanitë teknologjike dhe duket se nuk do të ndërpritet. Rivali i LG, Samsung sot njoftoi gjithashtu për rripin e orës Gear S, i cili do të vijë dhe në një version me gurë Swarovski.

Samsung shprehet se këta rripa ore do ti ndihmojnë përdoruesit të argëtohen në forma të reja me anë të pajisjes së tyre. Si OLED TV dhe ora inteligjente Gear S, versionet luksoz, priten të jenë të disponueshme brenda këtij viti, por akoma nuk dihet çmimi i tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>