Lajmet

LG dhe Samsung zbulojnë celular me rreze diellore

Feb 14 2009
0 Shpërndarje
LG dhe Samsung zbulojnë celular me rreze diellore

Këto kompani kanë krijuar celularë që rimbushen përmes paneleve diellore të ndërtuara enkas për këtë çështje.

Celulari i Samsung quhet Blue Earth që është një celular me mundësi operimi përmes gishtave (touch-screen) dhe është i ndërtuar nga riciklimi i shisheve plastike. Ndërkohë kompania LG nuk ka dhënë shumë hollësi për ndërtimin e celularit, por të dhënat tregojnë se celulari mund të jetë një kopje e KF750.

Paneli diellor nuk prodhon energji të mjaftueshme për ta drejtuar celularin direkt, ndërsa mund të përdoret për të mbushur edhe bateritë e zakonshme brenda celularit.

Por celularët nuk mund të mbushen kur ata janë në xhep ose brenda ndonjë çante, ata patjetër duhet të jenë të ekspozuar në dritë. Ndërkohë kompanitë nuk e kanë caktua datën përfundimtare të lançimit e as çmimin.

Lajmet e fundit>