Harduer

LG Display fiton certifikimin e parë Windows 7 Touch Logo

Mar 30 2010
0 Shpërndarje
LG Display fiton certifikimin e parë Windows 7 Touch Logo

Pajisja e certifikuar është paneli i ri LG 13.3 inç Capacitive in-Cell Mutli Touch LCD i cili përkrahë funksionet e Multi-Touch që mundësojë njohjen simultante të dy pikave prekëse në të njëjtën kohë, gjë që do të përdoret në laptopë.

Për dallim prej ekraneve tradicionale të ndjeshme në prekje që përdorin shtresa (apo filma) për të njohur prekjen, ekrani i ri i LG-së përdor sensor in-cell Touch që janë të integruar në ekran. Kjo ndihmon në ruajtjen e kualitetit të imazhit dhe mprehtësisë së tij.

Panelet e reja do të shpalosen në Flat Panel Display International në Japoni, ndërsa LG planifikon që të fillojë me prodhimin gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Lajmet e fundit>