Biznes

LG do shesë Netbooks në Amerikë

Mar 5 2009
0 Shpërndarje
LG do shesë Netbooks në Amerikë

altLG Electronics ka pasur mjaft sukses, andaj edhe ka krijuar një markë të fortë në tregun e celularëve dhe high definicion TV në Amerikën Veriore.

Sipas raportit të Forbes, LG do ta lançojë gjatë korrikut modelin X110 një netbook (laptop me madhësi më të vogël) me 10 inç.

Modeli X110 ka 1.6 GHz Atom processor dhe 3G wireless,  ndërsa ky netbook është shitur më herët në tërë botën, përveç Amerikës.

X110 është mjaft konvencional dhe ka 120GB harddisk dhe Windows XP. Hyrja e  LG në tregun e laptopëve i ka sjellë mjaft përfitime kompanisë.

Sipas Gartner, gjatë vitit 2009, shitjet e netbooks do të dyfishohen në krahasim me vitin 2008, ndërsa shitjet e PC pritet të bien për 12 përqind.

 

Lajmet e fundit>