Harduer

LG do të konkurojë tregun e orëve inteligjente me modelin LG G Watch Urbane

Feb 16 2015
0 Shpërndarje
LG do të konkurojë tregun e orëve inteligjente me modelin LG G Watch Urbane

lgwatchurbanelifestyle045b201502161130505085dLG ishte një ndër kompanitë e para teknologjike që solli një orë inteligjente. Produktet e saj G Watch dhe G Watch R janë ndër më të mirat sot në treg. Por kompania nuk është mjaftuar me kaq dhe ditën e sotme ka prezantuar orën inteligjente të radhës LG Watch Urbane që do të konkurojë Apple Watch dhe Samsung Galaxy Gear. Është e rëndësishme të thuhet se ajo do të jetë ora e parë metalike e kompanisë.

Ndryshe nga produktet paraardhëse, LG po e pozicionon këtë orë si një aksesor klasik që do të preferohet nga të dyja gjinitë. LG G Watch Urbane do të jetë i disponueshëm në ngjyrë të zezë dhe floriri. Ora do të karakterizohet një rrip lëkure të cilin zotëruesi ka të drejtë ta ndërrojë. Ajo do të ketë një ekran 1.3 inç rrethor OLED prej plastike ndërkohë pjesa tjetër do të jetë metalike. Pajisja mbështet platformën Android Wear dhe ka një proçesor 1.2 GHz Qualcomm Snapdragon 400. Presidenti i LG Mobile deklaroi se dizajni klasik dhe opsionet inteligjente e bëjnë atë perfekte për të plotësuar atë audiencë që nuk është përfshirë nga dy orët e mëparshme inteligjente të kompanisë.

urbaneLG zbuloi se ora e re do të prezantohet në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë këtë muaj. LG gjeti momentin perfekt për ta lançuar këtë orë, pak para se Apple të hedhë në treg Apple Watch. Kompania e sheh G Watch Urbane si një mënyrë për të konkuruar Apple Watch. Një raport nga Canalysis bëri të ditur se në vitin 2014 u shitën 720.000 rë inteligjente të platformës Android ku Moto 360 kryesonte listën por edhe orët inteligjentetë LG zinin një pjesë të madhe të shitjeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>