Harduer

LG do të lançojë këtë vit një smartfon me ekran fleksibël

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
LG do të lançojë këtë vit një smartfon me ekran fleksibël

LGLG po përgatitet të lançojë një smartfon me ekran fleksibël OLED në tremujorin e fundit të vitit 2013.

Këtë lajm e ka pohuar vetë kompania gjatë publikimit të raporteve financiare të tremujorit të fundit.

Lidhur me pajisjen nuk u dha asnjë detaj tjetër. Krijimi dhe zhvillimi i një smartfoni totalisht fleksibël është një projekt sfidues. Edhe kompani të tjera si Samsung janë raportuar se po punojnë për lançimin e këtyre smartfonëve.

Koreano-jugorët e Samsung-ut po punojnë mbi një smartfon fleksibël edhe më të avancuar se ato për të cilat diskutohet në treg, edhe pse nuk ka asnjë njoftim se kur mund të dalë në shitje kjo pajisje.

Drejtori i marketingut mobile Won Kim u shpreh se smartfoni do të jetë “diçka ndryshe dhe unike.” Ai do të lançohet në fund të vitit. LG ka deklaruar gjithashtu se do të lançojë edhe televizorë OLED me ekran të përkulur gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>