Harduer

LG do të lançojë smartfonin G Flex 2 në CES 2015

Jan 4 2015
0 Shpërndarje
LG do të lançojë smartfonin G Flex 2 në CES 2015

verge-004.0.0CES 2015 do të fillojë së shpejti dhe nga të gjitha kompanitë që priten të prezantohen duket se LG do të jetë kryesorja. Kjo kompani nuk po mundohet të fshehë se çfarë do të sjellë në këtë event duke mbushur sallën e CES me postera të G Flex 2. Fatkeqësisht nuk dihen shumë detaje rreth këtij smartfoni, përveç faktit se ai do të jetë i lakuar dhe do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon.

Ka të ngjarë që ai të jetë i ngjashëm me smartfonin e fundit të LG dhe me siguri do të njihet anë e mbanë botës për fleksibilitetin e tij. Një karakteristikë kjo që duket pak si anormale për momentin por që gjatë vitit 2015 mund të kthehet në një trend për të gjithë ne. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>