Harduer

LG do të prezantojë një orë të re inteligjente me ekran të rrumbullakët

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
LG do të prezantojë një orë të re inteligjente me ekran të rrumbullakët

gsmarena_001Deri tani ora inteligjente e kompanisë Motorola, Moto 360 njihej si e vetmja pajisje që do të kishte formën rrumbullake, por kjo nuk është e vërtetë. LG ka realizuar një video të shkurtër ku paraqitet pajisja e saj e ardhshme. Në video shpjegohet dhe duket shumë qartë se ora do të ketë një paraqitje me një formë perfekte të rrumbullakët.

Me sa duket njerëzit kanë preferuar më shumë pajisjet inteligjente me ekranin e rrumbullakët, prandaj LG ka vendosur të braktis tredin e krijimit të orëve inteligjente me ekran katror.

Tek një pajisje inteligjent nuk është e rëndësishme vetëm forma e saj, por edhe parametrat. Për këtë arsye kompania LG ka vendosur që të prezantojë pajisjen e saj më të re për veshje në eventin e IFA të këtij viti.

Kompania ka dashur që ta bëjë të njohur orën me publikun nëpërmjet një reklame, e cila është hedhur në internet. Ndiqni videon që të njiheni me konceptin e LG për orën e re. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>