Harduer

LG do të prezantojë orën inteligjent LG G Watch në konferencën e IFA në Berlin

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
LG do të prezantojë orën inteligjent LG G Watch në konferencën e IFA në Berlin

gsmarena_001 (1)Sipas një raporti nga Korea Times, kompania teknologjike LG do të nxjerrë në treg orën e saj inteligjente LG G Watch në muajin shtator të këtij viti. Kjo pajisje do të prezantohet në konferencën IFA që do të mbahen në Berlin.

LG ka si synim kryesorë udhëheqjen e tregut të pajisjeve inteligjente me veshje duke konkurruar kështu kryesisht produktet e kompanisë Apple. I fuqizuar nga proçesori Qualcomm, pritet që ora të jetë një produkt i suksesshëm.

Mendohet që kompania LG nuk do të bëjë një reklamim total të pajisjes, pasi ka mundësi që nuk do të preferojë që të reklamojnë të gjitha funksionet e saj. Qarkullojnë zëra që LG thjesht do të bëjë një paraqitje fizike të orës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>