Harduer

LG do të prezantojë projektorin e ri që shfaq ekran 100 inç nga 56 cm larg

Dec 27 2012
0 Shpërndarje
LG do të prezantojë projektorin e ri që shfaq ekran 100 inç nga 56 cm larg

LG vazhdon të zbulojë listën e produkteve që do të prezantojë gjatë konferencës CES 2013.

Produkti më i fundit është teknologjia e re në fushën e projektorëve e cila implementohet më së miri në projektorin Hecto’ laser TV.

Ai ka aftësinë të shfaqë një ekran 100 inç nga një largësi prej 56 cm në format 1080p, duke ripërcaktuar mënyrën se si i shohim në shtëpi filmat.

Nëse dëshironi ta përdorni si një all-in-one home theater, keni të përfshirë edhe kontrolluesin dixhital si dhe bokset 10w (virtual surround) me 3 dalje HDMI, një portë RS-232 si dhe opsione Smart TV të kontrolluara nga telekomanda LG Magic Remote.

Projektori është dizajnuar sipas “LG Dynamic Arc Design” dhe ka një lartësi maksimale prej 5.7 inç. Ai ka gjithashtu një raport kontrasti 1.000.000 me 1 me kompatibilitet WiDi dhe Miracast.

LG ka bërë të ditur se sistemi i lazerit mund të funksionojë deri në 25 000 orë pa u zëvendësuar.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare mbi çmimin apo datën e lançimit. Presim të mësojmë detaje të tjera në konferencën në Las Vegas. (PCWorld Albanian)

LG Projektor

Tags >

LG
Lajmet e fundit>