Harduer

LG do të prezantojë TV Ultra HD si dhe smartfonët Full HD në konferencën CES 2013

Dec 28 2012
0 Shpërndarje
LG do të prezantojë TV Ultra HD si dhe smartfonët Full HD në konferencën CES 2013

Pjesëmarrja e LG-së në CES 2013 do të matet në PPI (pixels per inch) pasi kompania po planifikon të zbulojë televizorët Ultra HD (4K) si dhe ekranet me rezolucion të lartë për smartfonë, tabletë dhe laptopë.

Kompania synon të tejkalojë kufijtë e pixel-per-inch. Kështu, bëhet fjalë për panelet 55-, 66- dhe 84-inch UHD me një rezolucion 3840 x 2160 pixel, që do të thotë se secila prej tyre do të ketë 8 milionë pixels.

Më pas është monitori 30-inch 4K2K me një rezolucion prej 4096 x 2160 pixel, e cila sipas kompanisë është më e larta në botë për kompjuterë. Edhe pse monitori targeton më tepër profesionistët, ai mbetet gjithsesi një ekran ëndrrash edhe për entuziastët e kompjuterëve që kërkojnë rezolucion më të lartë se 2560 pixels.

LG do të prezantojë gjithashtu edhe ekranin për smartfonë 5.5-inch, 1080p, një ekran 7-inch për tabletë me rezolucion 1920 x 1200 pixel si dhe një ekran 12.9-inch për laptopë me rezolucion 2560 x 1700 pixel.

Kjo e fundit krahasohet me ekranin retina të Apple nëMacBook Pro 13 inch, i cili ka rezolucion 2560 × 1600 pixel.

Përveç të mësipërmeve, LG ka holluar më tej edhe mbrojtësit e ekraneve. Kompania do të prezantojë në CES një monitor 23.8 inch me një mbrojtës “super të hollë”, një ekran laptopi 13.3 inch me një mbrojtëse më të hollë se 2 milimetra si dhe një ekran për smartfonë 4.7 inch me mbrojtëse 1 milimetër.

Së fundmi, ekranet OLED që do të zbulohen në konferencë do të jenë jashtëzakonisht të holla (4 milimetër) dhe do të peshojnë 3.5 kg. (PCWorld Albanian)

LG

Tags >

LG
Lajmet e fundit>