Harduer

LG do të sjellë në vitin 2013 dy seri të tjera Google TV

Dec 25 2012
0 Shpërndarje
LG do të sjellë në vitin 2013 dy seri të tjera Google TV

LG googleKompania LG ka njoftuar prodhimin e dy televizorëve të rinj Google TV në vitin 2013.

Prodhimet e këtyre dy serive do të kenë telekomandë QWERTY dhe komandim me anë të zërit.

Në vitin 2012 filloi shitjen LG Google HDTV me vetëm dy modele, ndërsa në vitin që vjen LG do të sjellë dhe dy seri të tjera ( GA 7900 dhe 6400).

Telekomanda QWERTY do të ketë një mikrofon të integruar për komandimet me zë.

Kinemaja 3D do të jetë gjithashtu pjesë e të dy modeleve. Sipas kompanisë përdoruesit do të jetë në gjendje për të kërkuar për të dy përmbajtje, TV dhe internet me një komandë zanore të vetme.

Google TV tani përdor një version të Honeycomb 3.2, i cili iu mundëson përdoruesve të përdorin aplikacione tabletësh dhe telefonash inteligjentë në televizorin e tyre. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>