Harduer

LG do të zbulojë monitorë me ekrane të lakuara në eventin IFA muajin e ardhshëm

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
LG do të zbulojë monitorë me ekrane të lakuara në eventin IFA muajin e ardhshëm

lg-curved_ultrawide_monitor__34uc97-100373838-largeLG Electronics ka në plane që prezantojë tre monitorë në eventin IFA në Berlin, ku ndër to përfshihet edhe një model i lakuar me ekran 4K. Ekrant e lakuara dhe ato 4K në të gjitha madhësitë dhe format pritet të jenë një trend i madh në eventin IFA, teksa prodhuesit po ulin çmimet duke u munduar të bindin konsumatorët të hapin kuletat e tyre.

Ditën e hëne, LG tha se do të zbulojë televizorin e parë në botë me ekran të lakuar me një raport dimensionesh ekstra të gjerë 21:9. Ekrani ka një gjerësi 34 inç diagonalisht dhe një rezolucion 3440 x 1440 pixel. Përsa i përket monitorëve dhe TV-ve të tjera me ekrane të lakuara, LG premton se modeli 34UC97 do të ofrojë një eksperiencë më mirë 3D. Ekrani do të jetë i qëndrueshëm edhe me Kompjuterat Personal (PC) edhe me Mac-ët, kjo falë portës Thunderbolt 2.

LG gjithashtu do të prezantojë monitorin Digital Cinema 4K i njohur ndryshe me numrin modelit 31MU97 i cili ka një ekran 31 inç me rezolucion 4096 x 2160. Ai mund të riprodhojë 99 % të ngjyrave Adobe RGB si dhe përfshin edhe një softuer kalibrimi tha LG-ja. LG ka zhvilluar po ashtu edhe një monitor për adhuruesit e video lojërave, modelin 24GM77.

Ai ka një ekran 24 Inç dhe një shkallë rifreskimi prej 144 Hz i cili siguron një performancë mjaft të lartë sipas LG-së. Kompania për momentin po fsheh shumë detaje të tjera dhe nuk po thotë sesa kushtojnë këto monitorë dhe kur do të jenë të disponueshëm për dërgesa. Por dimë që ka caktuar një dalje për shtyp në eventin e 4 shtatorit të IFA-së në Berlin. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>