Harduer

LG është e para kompani që komercializon televizorët 4K OLED

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
LG është e para kompani që komercializon televizorët 4K OLED

LG-77-inch-curved-4K-oled-tv-IFA-2013LG ka lajmëruar sot fillimin e shitjeve të televizorit të parë në botë OLED TV me rezolucion 4K (3840 x 2160). i disponueshëm në përmasat 77 dhe 65 inç (modelet 77EG9700 dhe 65EC9700). LG 4K OLED TV sjell teknologjinë më të mirë të ekranit aktualisht në treg, një panel i lakuar i përbërë nga diodat organike të prodhimit te dritës në cilësi Ultra HD. LG 4K OLED TV thekson superioritetin e OLED-it ndaj teknologjive tradicionale të ekranit. E thënë thjesht, është e ardhmja e televizorit.

LG 4K OLED TV përdor një panel të përparuar të zhvilluar LG Display, e cila ka teknologjinë e patentuar të LG-së me 4 ngjyra piksel WRGB. Me 33 milion nënpiksela që punojnë për të sjellë ngjyrat më të gjalla dhe kontrast të pafund, është njësoj sikur të shohësh realisht objektet.

“TV LG 4K OLED është kulmi i përparimit teknologjik dhe një paradigmë e re që do të ndryshojë dinamikat e tregut të TV të brezit të ardhshëm,” tha Hyun-hwoi Ha, President dhe Drejtor Ekzekutiv i kompanisë LG Zbavitje Shtëpiake. “Si hapi i ardhshëm revolucionar në teknologjinë e ekranit, OLED do të luajë një rol madhor në ripërcaktimin e industrisë sonë. Kam besim kur them se 4K OLED është një ndryshues loje.”

LG 4K OLED TV është fituesi i çmimit Risia më e mirë në panairin CES të këtij viti. Ai është ndërtuar rreth platformës webOS dhe ofron një sërë cilësish dhe funksionesh që kanë si bosht konceptet bazë të thjeshtësisë: Simple Connection, Simple Switching dhe Simple Discovery. webOS u vlerësua nga prestigjiozja EISA për ndërfaqen e vet intuitive. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGTV OLED
Lajmet e fundit>