Analiza

LG është prodhuesi më i madh në botë i ekraneve, Samsung në vendin e tretë

Jun 14 2017
0 Shpërndarje
Kjo firmë raporton se gjigandi Koreano Jugor ka shitur 35.42 milion ekrane në tre mujorin e parë të këtij viti. LG është prodhuesi më i madh në botë i ekraneve, Samsung në vendin e tretë

Të dhënat më të fundit tregojnë se LG Display është kompania numër 1 në botë e prodhimit të paneleve të ekraneve duke rritur shitjet për 30 muaj me radhë.

Divizioni mobil i LG-së mund të mos shijojë të njëjtin sukses, por LG Display është histori tjetër. Falë shitjeve të televizorëve dhe marrëveshjeve me kompani si Apple, LG ka ruajtur vendin e parë në botë sipas firmës britanike të shërbimeve financiar HIS Markit.

Kjo firmë raporton se gjigandi Koreano Jugor ka shitur 35.42 milion ekrane në tre mujorin e parë të këtij viti.

Ekranet me madhësinë 9 inç ose më shumë përbëjnë 21.4% të shitjeve globale. Në vendin e dytë vjen BOE Display, një prodhues Kinez me 21% të shitjeve.

Nga ana tjetër ai që mendonit se do të ishte rivali më i afërt, Samsung Display është vetëm në vendin e tretë me 10% të shitjeve globale.

LG në vitet e ardhshme do të përkushtohet plotësisht ndaj ekraneve OLED praktikisht duke monopolizuar tregun. /PCWorld Albanian

Tags >

LGsamsung
Lajmet e fundit>