Harduer

LG fillon të ofrojë globalisht tabletin G Pad 10.1

Jul 8 2014
0 Shpërndarje
LG fillon të ofrojë globalisht tabletin G Pad 10.1

14592309125_eb087f0f8f_o-730x276LG-ja ka filluar të ofrojë tabletin e saj G Pad 10.1 inç globalisht që nga dita e hëne në disa rajone të botës. Kompania thotë se tableti do të jetë i disponueshëm në të gjitha tregjet në Evropë, Azi dhe Amerikën Latine nga fundi i këtij muaji.

G Pad 10.1 është tableti më i madh i tre të tillëve të kësaj linje, prezantuar në muajin maj nga kompania LG. Secili model ka një ekran me rezolucion 1280 x 800 pixel dhe fuqizohet nga një proçesor katër bërthamesh 1.2 Ghz.

Modeli 10.1 inç ka një kamerë të pasme 5 Megapixel dhe frontale 1.3 Megapixel, ndërsa modeli 7 dhe 8 inç kanë më pak hapësirë për ruajtjen e të dhënave, më pak kapacitet baterie dhe cilësi e reduktuar të kamerës. Kjo treshe tabletësh ndajnë disa veçori të përbashkëta si Knock Code, Smart Keyboard dhe një ndërfaqe më të thjeshtuar. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>