Lajmet

LG: Fitimi neto për tremujorin e dytë të 2014-ës është 399.8 milionë $

Jul 25 2014
0 Shpërndarje
LG: Fitimi neto për tremujorin e dytë të 2014-ës është 399.8 milionë $

LG logoKompania LG njoftoi për një rritje me 165 përqind në fitimet neto të tremujorit të dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që reflektojnë fitime solide nga sektorët TV dhe celular. Kështu LG raportoi fitim neto të tremujorit të dytë 2014 prej 399.8 milionë USD dhe fitim operativ 588.5 milionë dollarë, një rritje prej 26.5% vit pas viti.

Rezultatet sipas njësive të biznesit të raportuara nga LG janë:

LG Zbavitje Shtëpiake pati performancë të qëndrueshme në të ardhurat e tremujorit të dytë me 4.94 miliardë $, një rritje 3 përqind tremujor pas tremujori dhe pothuajse e pandryshuar nga tremujori i një viti më parë. Fitimi operativ prej 150 milionë dollarë është rritur me 64.9 përqind krahasuar me një vit më parë si rezultat i një miksimi produktesh më të mira dhe kosto fikse më të ulëta.

LG Komunikimet e Lëvizshme dërgoi një rekord prej 14.5 milionë smartfonësh në tremujorin e dytë, ose 20 % më shumë krahasuar me një vit më parë me produkte LTE që zënë 1/3 e të gjithë smartfonëve LG të shitur këtë vit. Si rezultat, shitjet u rriten me 16 përqind për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me 3.51 miliardë dollarë, më e larta që nga tremujori i pare i 2010-ës. Fitimi operativ i divizionit celular ishte 83.4 milionë $ në tremujorin e dytë të këtij viti.

LG Elektroshtëpiake raportoi shitje të mira në tregun korean me rritje 9 përqind krahasuar me tremujorin e 2013-ës. Të ardhurat e tremujorit të dytë, 2.94 miliardë dollarë, ishin 5 përqind më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar për shkak të lëvizjeve të pafavorshme në tregun e këmbimit të valutës së huaj sidomos në tregjet e reja. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG
Lajmet e fundit>