Harduer

LG G Watch do të jetë ora e parë inteligjente me sistemin Android Wear në treg

Jun 26 2014
0 Shpërndarje
LG G Watch do të jetë ora e parë inteligjente me sistemin Android Wear në treg

gsmarena_001Pajisjet, të cilat kanë marrë më shumë vëmendje nga kompanitë teknologjike janë orët inteligjente. këto lloj pajisjesh, të cilat do të jenë më të kërkuara pritet të jenë ato me sistemin Android Wear, LG G Watch dhe Motorola Moto 360.

Ora e parë inteligjente me sistemin Android Wear, e cila pritet të hidhet në treg është ajo e kompanisë LG. Ora LG G Watch do të hidhet në treg më 7 korrik për një çmim prej 255 dollarësh.

Qarkullojnë fjalë se kjo orë do të shitet në tregun evropian për një çmim prej 199 eurosh. Për sa u përket parametrave G Watch do të ketë një RAM prej 512MB dhe një memorie të brendshme prej 4 GB. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>