Harduer

LG G Watch R, ora inteligjente më e shtrenjtë deri më tani, do të jetë në treg javën që vjen

Oct 8 2014
0 Shpërndarje
LG G Watch R, ora inteligjente më e shtrenjtë deri më tani, do të jetë në treg javën që vjen

lg-watch.0Ora e rrumbullakët G Watch nga LG u prezantua që në muajin gusht, por do të lançohet javën që vjen, fillimisht në Korenë e Jugut. LG dje konfirmoi se ora inteligjente do të lançohet “në vendlindje” më 14 tetor me një çmim 352.000 won, afërsisht rreth 328 $. Nuk ka akoma ndonjë informacion se kur do të lançohet në Europë apo në Shtetet e Bashkuara.

Dimë që modeli G Watch ka kushtuar në USA 230 $, ndërsa G Watch R pritet të kushtojë 290 $ pa taksa. Ky çmim e bën këtë produkt më të shtrenjtin në llojin e tij deri më sot. Aktualisht paraardhësi i G Watch R, G Watch është në shitje për 180 $, ndërsa Samsung Gear Live kushton 200 $. Ora inteligjente më e fundit e lançuar, Moto 360 është për momentin më e kushtueshmja duke pasur një çmim 250$. Por përveç të gjithave, pritet që të gjitha orët inteligjente me sistem Android të jenë më të lira se ora e Apple, çmimi i së cilës do të fillojë nga 350 $. (PC World Albania)

Lajmet e fundit>