Harduer

LG G3 Beat vendos standarde të reja për smartfonët e mesëm

Jul 22 2014
0 Shpërndarje
LG G3 Beat vendos standarde të reja për smartfonët e mesëm

LG_G3_Beat_5001Kompania LG lajmëroi sot daljen zyrtare në treg të G3 Beat, një variant i mesëm i smartfonit G3. LG G3 Beat sjell një përvojë të ngjashme premium për përdoruesit, një dizajn të sofistikuar me Hark Lundrues dhe teknologji të shpejtë të vetëfokusimit lazer si G3, por në një paketë më kompakte të mbizotëruar nga ekrani me konture të holla 5.0-inç që e vendos një klasë më lart se aparatet e ngjashme që kushtojnë njëlloj. LG G3 Beat u krijua për të plotësuar segmentin në rritje të klientëve me të ardhura të mesme që duan një smartfon më të vogël, por të fuqishëm për të shkarkuar aplikacionet më popullore. Me ritmin e shpejtë të teknologjisë në industrinë wireless, tani është më e mundur se kurrë që të kesh një smartfon që i bën të gjitha, por me një çmim më të ulët se asnjëherë. LG G3 Beat ka cilësitë dhe funksionet më të mira të G3, me të njëjtat vlera pa kompromentuar përdorshmërinë.

LG G3 Beat vjen me ekranin më të madh të klasës së vet 5.0-inç HD IPS që zë 74.1 përqind të aparatit, më e larta në segmentin e smartfonëve të rangut të mesëm. LG G3 Beat ka gjithashtu konture shumë të hollë dhe bateri 2,540mAh. LG G3 Beat vjen me dizajnin e harkut lundrues të zbuluar së pari tek LG G3, me anësore të lëmuara për mbajtje më të mirë në dorë. “Prodhuesit e smartfonëve nuk mund të injorojnë këtë segment në rritje të konsumatorëve që duan ekuilibrin më të mirë të pamjes, cilësive, performancës dhe sigurisht, çmimit. LG G3 Beat përfaqëson përpjekjet tona për tregun e smartfonëve të mesëm që kërkon teknologji të pjekur, markë të sprovuar, risi dhe çmim tërheqës, të gjitha në një pajisje të vetme”, tha Dr. Jong-seok Park, president dhe Drejtor Ekzekutiv i LG Electronics.

Specifikat e LG G3 Beat përfshijnë:

Vetëfokusim Lazer bën që përdoruesit e G3 Beat të fokusojnë momente të çmuara më shpejt se asnjëherë tjetër duke matur largësinë midis subjektit dhe kamerës nëpërmjet një rrezeje lazer.

Prek dhe shkrep lejon përdoruesit të prekin kudo në ekran për të fokusuar dhe shkrepur, duke e ulur në një numrin e veprimeve.

Shkrepja me gjeste ju lejon që thjesht të ngrini dorën para ekranit në mënyrë që të fillojë automatikisht numërimi mbrapsht i tresekondëshit para se të shkrepet fotoja.

Tastiera inteligjente mëson sesi ju shtypni për t’ju sugjeruar më shumë fjalë me një ulje gabimesh deri në 75%.

QuickMemo+ bën që ju të skiconi, mbani shënime dhe të jeni krijues dhe frymëzues aq sa dëshironi të jeni.

LG G3 Beat debutoi në Korenë e Jugut më 18 korrik dhe do të fillojë turin botëror nga Evropa dhe vendet ish- Bashkimit Sovjetik.

Specifikat kryesore të smartfonit janë:

* Çipet: Qualcomm® Snapdragon™ 400 procesor 1.2 GHz Quad-Core

* Ekran: 5.0-inç HD IPS (1280 x 720, 294ppi)

* Memoria: 8GB / 1GB RAM / MicroSD slot

* Kamera: Prapa 8MP me Laser Auto Focus /, Para 1.3MP

* Bateria: 2,540mAh (që hiqet)

* Sistemi Operativ: Android 4.4.2 KitKat

* Përmasat: 137.7 x 69.6 x 10.3mm

* Pesha: 134 g

* Rrjeti: 4G LTE / HSPA+ 21Mbps (3G)

* Lidhje: Wi-Fi b/g/n, Bluetooth 4.0, A-GPS/Glonass, NFC, USB 2.0

* Ngjyrat: metalike e zezë, e bardhë mëndafshi, e artë

* Të tjera: prek dhe shkrep, tastierë inteligjente, QuickMemo+, Gesture Shot. (PCWorld Albanian)

Tags >

LGLG G
Lajmet e fundit>